Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për kryetare të Kuvendit

Albulena Haxhiu nuk do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.

Kështu bëri të ditur vetë ajo para pak çastesh në një prononcim para medieve.

Gjithsesi, ajo nuk tregoi se kush do të jetë, por kërkoi që të pritet.

“Prisni dhe do të shihni. Do të ketë emër tjetër. Unë nuk do të jem”, tha mes tjerash ajo.

Kujtojmë ndërkaq se ka pasur lëvizje pozitive kah ana e AAK-së e PDK-së, duke thënë se janë të gatshëm fillimisht të diskutojnë për ndonjë emër, para se të shkohet në votim./Përmbledhja