Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që Agjencia Kadastrale e Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit.
Në një postim në Facebook, deputeti i PDK-së ka thënë se krejt jeta politika e kryeministrit Kurti është dorëzim, tërheqje dhe mashtrim.
Postimi i plotë:
Krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.
U dorëzua dhe u tërhoq edhe për tokat e Manastirit të Deqanit.
I fali 1000 hektarë tokë për një antarësim në KE.
U dorëzua në luftë…!
U dorëzua në daialog, pa kushte.
U dorëzua dhe e pranoi Zajednicën.
Në Ohër pranoi autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe.
U dorëzua në luftën kundër korrupsionit, tani i mbron të korruptuarit dhe i sulmon prokurorët, që po ja arrestojnë bashkëpuntorët.
U dorëzua në betejën kundër nepotizmit, politizimit dhe partizimit të institucioneve publike, tani përpiqet të legjitimoj dukuritë negative.
U dorëzua dhe u tërhoq nga referendumi për Bashkim Kombëtar.
U dorëzua dhe po tërhiqet nga Veriu duke organizuar referendum për të larguar kryetarët shqiptarë nga komunat veriore.
U dorëzua dhe u tërhoq për demarkacionin me Malin e Zi.
U dorëzua dhe u tërhoq nga kërkesa “Drejtësi për Astrit Deharin”, a në fakt vet i zhduken dhe djegën mostrat në Mjekësinë Ligjore.
Nga frika e zbulimit nuk votojnë as Komision Hetimor për ta zbardhur të vertetën e rastit të Astritit.
Asnjë zotim, premtim i përmbushur.
Albin Kurti të gjitha i ka dorëzim dhe mashtrim.