Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me anëtarësimin e Kosovës në NATO do të Zgjidhte shumë çështje në Kosovës.
Ai të hënën ka shkruar se “siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë”.
Sipas kreut të AAK-së sa më afër integrimit në NATO do të ketë më shumë rend e ligj e eshe më shumë ekonomi.
Postimi i plotë:
Rendi dhe ligji nuk ka alternativë. Duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim.
Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë.
Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas.
Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi.