Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar senatorin amerikan, Mike Rounds.
Haradinaj tha se roli i senatorit Rounds ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe ShBA-së.
“Është për t’u vlerësuar angazhimi i tij në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe në Komitetin për Ushtrinë në Senatin amerikan, për të cilin shpreha mirënjohjen e sinqertë”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë takimit, Haradinaj i ka kërkuar mbështetje senatorit në procesin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe dhe në anëtarësimin në NATO.
“Gjithashtu, kam përsëritur përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë ShBA-ve si aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm”, është shprehur Haradinaj.