Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.
Haradinaj ka thënë se Rugova ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin.
“Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA. Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën. I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.