Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i besoj sistemit të shtetit të vet.
Ai ka shtuar se për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e shtetit, Kurti angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, “jarana”.
“Albin Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet, por krijon sistem paralel. Ai edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e të shtetit, që prekin edhe sigurinë kombëtare, angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, por që mjafton të jenë jarana të tij, siç ishte edhe rasti me Ridvan Muharremin”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka thënë se “këto janë ato lidhjet e shkurtëra të kapjes së shtetit me miq e dosllarë, për të cilat e kam pasë ngritur alarmin këtu e një vit më parë, lidhje këto të cilat po dalin në shesh përditë e më shumë”.