Kreytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyen se pse la takimin e thirrur nga kryeminstri, Albin Kurti, me krerët e partive opozitare.
Haradinaj bën të ditur se Kurti në takim mbante ligjërata dhe nuk u sqaroi opozitarëve se pse ka prishur raportet me Amerikën.
“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë” ka shkruar Haradinaj në Facebook.