Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratën e 1 tetorit të vitit 1997 të organizuar nga studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës.
Haradinaj tha se kjo demonstratë ishte paralajmërimi dhe legjitimimi i ndryshimit të madh, i luftës për liri e pavarësi, përcjell Klankosova.tv.
“1 tetori i vitit 1997, na kujton vendosmërinë e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën për liri e pavarësi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.