Daut Haradinaj është pyetur nëse kryeministri Kurti është “argat i Rusisë”, derisa Haradinaj ka reaguar duke thënë se duhet ditur arsyeja pse thuhet.
Ai në emisionin Politiko në Kanal10 tha se çdokush që largon Kosovën nga NATO, është argat në drejtim, të lindjes duke theksuar se përgjegjësia i bjen atij që e ka vendimmarrjen.
“Çdo largim i Kosovës prej Amerikës dhe NATO-s, është argat direkt ose indirekt prej Rusisë. Kemi pasë me dhjetëra komunikime që mos me u sanksionu intelegjenca jonë. Pra të jemi të qartë, çdo tendencë për me e largu Kosovën prej NATO-s është argat në drejtimin e lindjes. Me vetdije apo jo përgjegjësia i bjen atij që e ka vendimmarrjen. Je direkt ose indirekt në rast se ti largon Kosovën me perëndimin dhe e afron me Rusinë”.