Haradinaj fillon “fushatën”, viziton “Alushët e Suhodollit”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i ka bërë Mitrovicës, është mirëpritur edhe në disa familje atdhetare të cilat pësuan nga lufta në Kosovë.

Haradinaj ka vizituar familjen Alushi tek Suhodollt në Mitrovicë, familje kjo të cilës i janë vrarë katër anëtarë.

“Familja Alushi e Suhodollit të Mitrovicës, ka paguar një çmim të lartë për lirinë e Kosovës, por ka qëndruar. Asaj ditën e Bajramit në mars të vitit 1999 i ishin vrarë katër anëtarë. Kjo familje edhe sot përballet me sfidat e përditshme, por që janë më të rënda, në veri. Me bashkëpartiakun Gëzimin e familjen e gjërë Alushi, evokuam të parat kujtime të pasluftës, kur shqiptarët nuk e kishin aspak të lehtë të qëndronin në vatrat e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj shtoi se AAK gjithmonë ishte krah qytetarëve të Mitrovicës.

“Me bujari u pritëm edhe në Lagjen Frashër, në familjen e Asllan Isufit, të cilin e urova për lindjen e djalit. Si Aleancë gjithmonë u kemi qëndruar afër qytetarëve tanë në këtë pjesë dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë”, u shpreh Haradinaj.

Ai ka vizituar edhe familjen Ibishi.

“Gjatë qëndrimit të sotëm në Mitrovicë, në fshatin Kqiç, vizitova edhe familjen Ibishi, një familje me vlera e me kontribute të jashtëzakonshme. Mirënjohes edhe për mbështetjen e tyre ndaj vizionit tonë për Kosovë stabile, të fortë e të zhvilluar”, ka përfunduar Haradinaj.