Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka vizituar sot Kamenicën ku siç tha ai, është njoftuar se policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisimin e automjeteve.
Daut Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës e ruan kufirin por nuk ju lejohen armë të gjata.
“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata.
Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!”, ka thënë Daut Haradinaj.