Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një postim në “Facebook” ka treguar se me ftesë të ambasadorin e SHBA-ve, Jeff Hovenier po kalojnë momente të shkëlqyeshme të muzikës Jazz në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare.
“Sonte, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, me ftesë të ambasadorit amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, kalova momente të shkëlqyeshme nën tingujt e jazz artistit të njohur amerikan, Matthew Whitaker.
Një mbrëmje që solli jo vetëm muzikë të mrekullueshme, por edhe një rast për të përcjellë dhe vlerësuar frymën e bashkëpunimit kulturor dhe diplomatik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”