Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se bashkë me Behgjet Pacollin e kanë vizituar sot kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, pasi ky i fundit ka pasur probleme shëndetësore.
Ai tha se është i lumtur që e ka parë Tërnavën në gjendje të mirë shëndetësore.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë që me mikun tim Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të takoj myftiun Naim Tërnava, pas një periudhe të vështirë shëndetësore”.
“I lumtur që e kam parë në gjendje të mirë dhe shpresoj që shëndeti i tij të vazhdojë të përmirësohet. Faleminderit Myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar Haradinaj.