Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe për skandalin e grurit dhe të vajit.
Ai aludon se këto produkte esenciale që Kosova i kishte blerë për rezerva shtetërore nuk kanë ardhë fare në vendin tonë.
“Vaji nuk ka ardhë, gruri nuk ka ardhë, nuk kanë ardhë fare në Kosovë”, tha ai.
Sipas tij kjo është një hajni e rrethit të kryeministrit. “Janë vjedhje klasike të lidhjeve të shkurta të Kurtit”, u shpreh Haradinaj.
Ai tutje thotë se kishte më heret informacione që produktet e Kosovës nuk po vijnë.
“E kam pas informaten qe 6 muaj për skandalin e grurit, është skandal ndërkombëtar, ka pas me ardh gruri nëpër Shqipëri, ska ardh fare”, theksoi ai për lajmi.net.