Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se LDK-ja dhe PDK-ja janë fajtore aq sa Kurti me atë që po ndodh në Kosovë.
Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se përballje e duhur sot është rrëzimi i Qeverisë Kurti.
Haradinaj ka thënë se PDK-ja në bisedat mes tyre e kanë përkrahur Mocionin por që nuk po i japin votat për Mocionin.
Më tutje kryetari i AAK-së ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja po luajnë me standarde të dyfishta.