Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot është hapur konkursi për pranimin e 20 anesteziologëve të rinj në institucionet publike shëndetësore.
Sipas Vitisë, angazhimi i tyre do të bëhet në sektorët ku ka më së shumti nevojë.
“Sot është hapur konkursi për pranimin e 20 anesteziologëve të rinj në institucionet publike shëndetësore. Angazhimi i tyre do të bëhet në sektorët ku ka më së shumti nevojë, me qëllim lehtësimin e ngarkesës së stafit dhe uljen e listave të pritjes për pacientët. Mirëpresim angazhimin dhe kontributin e tyre në forcimin e institucioneve publike shëndetësore”, ka shkruar Vitia.
