Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, nuk e përjashton mundësinë se në margjinat e ndryshme dikush është duke negociuar me kryeministrin Albin Kurti për një koalicion të mundësh qeverisës për zgjedhjet e ardhshme.
Ai thotë se në këtë diskutim nuk përjashtohet mundësia edhe e angazhimit të parive të komunitetit serb në zgjedhjet e ardhshme.
Haliti thotë se partitë politike ne Kosovë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme nacionale, por konsideron se Albin Kurti nuk do të shkoj në zgjedhje para fillimit të 2025-tes nëse BE-ja nuk i bënë presion për Asociacionin.
“Të gjitha partitë kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, kjo është e dukshme, por Albinin nuk e kam dëgjuar të prononcohet. Unë mendoj që Albini nuk do shkoj në zgjedhje para fillimit të vitit 2025 nëse BE-ja nuk i bënë presion për Asociacionin, por nuk e përjashtoj mundësinë që në margjinat e ndryshme dikush është duke negociuar me të lidhur me koalicionin e ardhshëm qeverisës e sidomos angazhimin e partive të komunitetit serb për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Haliti për Front Online.