Numërimi i votave të Ddiasporës për Kryetar të Prishtinës ka përfunduar.
Sipas rezultateve të KQZ’së, Hajrulla Çeku i VV’së prin me 55.38 përqind apo 571 vota.
Pas tij renditet Përparim Rama me 26.67 përqind dhe Uran Ismaili me 11.93 përqind.
Ndërkohë, tek rezultatet e përmbledhura, ku përfshihen edhe ato të Qendrave Komunale të Numërimit e edhe ato të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Rama vazhdon të jetë i pari me 35 mijë e 465 vota, pasuar nga Çeku me 34 mijë e 951 vota.
Uran Ismaili renditet i treti me 29 mijë e 91 vota.