Guerot bën homazhe te varri i Rugovës: Vizioni i tij për Kosovën demokratike fitoi besimin e ndërkombëtarëve

Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ambasadori francez, ka thënë se vizioni i Rugovës për Kosovën e lirë dhe demokratike e ka fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare, dhe të njëjtat mbeten burim frymëzimi.

‘‘Nderim për Ibrahim Rugovën. Qëndrueshmëria e tij përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike i kanë fituar atij besimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbeten burim frymëzimi’’, ka shkruar ai.