Grupet parlamentare kanë nisur diskutimet për rezolutën për dënimin e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
Konjufca i ftoi këto grupe që deri në orën 13:00 t’i përfshijnë pikat që ata konsiderojnë se duhet të jenë pjesë e rezolutës.
“Tash i ftoj grupet parlamentare që deri në orën 1 të ulen dhe së bashku t’i përfshijnë të gjitha pikat të cilat secili grup parlamentar i konsideron që të jenë pjesë e kësaj rezolute dhe pastaj e hedhim në votim”, tha Konjufca.