Për zyrtarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Grudën, sulmet e shumta të Qeverisë dhe partisë në pushtet ndaj prokurorisë për shkak të arrestimit të dy zyrtarëve të MINT dhe “njeriut të Kurtit” Ridvan Muharremi “zbulojnë ankth të madh” rreth aferës së grurit dhe vajit nga ana e pushtetit.
Gruda shprehet se “po të ishin të sigurt se janë të pastër” pushteti nuk do të sulmonte prokurorinë dhe hetimet por se thjesht do të prisnin konkludimin e rezultateve.
Reagimi i Grudës:
Ashpërsia dhe ngutia e zyrtarëve të pushtetit për të komentuar hetimet e prokurorisë, dhe fyerjet e tyre ndaj prokurorëve, zbulojn ankthin e madh që kanë për zbulimin e të vërtetës të aferës së grurit dhe vajit.
Është krejt e thjeshtë: nëse do të ishin të sigurt që janë të pastër, do të thoshin që nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do të prisnin rezultatin e hetimit.