Një grua në Shtërpcë, gjatë ditës së djeshme ka kërkuar ndihmën e Policisë.
29-vjeçarja është ankuar se ish-bashkëshorti e ka kërcënuar me mesazhe kërcënuese dhe kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim tek ajo.
Si rezultat i denoncimit, 27-vjeçari është shpallur në kërkim policor, pasi i njëjti ndodhet jashtë vendit.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’, si dhe i njëjti do të arrestohet posa të hyjë brenda territorit të Republikës së Kosovës.