Sot në mëngjes në Veternik të Prishtinës, një burrë i denoncuar për dhunë është liruar nga Prokuroria.
Rasti është raportuar nga viktima, e cila e ka raportuar bashkëshortin për dhunën fizike që ka ushtruar ndaj saj.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku i dyshuari e ka goditur gruan dhe më pas e ka ofenduar.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.
Sipas informacionevei, Prokurori nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, por vetëm inicimin e rastit dhe lirimin e tij për t’u hetuar në procedurë të rregullt.