Grida Duma, në kuadër të emisionit “Top Story”, ka realizuar një dokumentar për veriun e Kosovës pas ngjarjeve të rastit “Banjska”.
Në ketë dokumentar, Duma sjell pamje ekskluzive nga veriu, si dhe rrëfime nga ministra dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës.
Ajo i ka cilësuar këto ngjarje si pavarësia e dytë të Kosovës.
Në dokumentar theksohet ndryshimi i madh i situatës në terren: nga koha kur zyrtarët e Kosovës nuk mund të hynin në veri, deri tek vendosja graduale e autoritetit shtetëror sot.
Një nga kulmet e dokumentarit është prezantimi i vilës luksoze prej 6 milionë eurosh të Milan Radoiçiçit, ish-njeriut me ndikim të madh në veri, të cilin Duma e përshkruan si “guvernator të padeklaruar”.
“Për të kuptuar veriun e Kosovës, duhet të shohësh këtë vilë. Mbi 6 milionë euro luks, pronë e Milan Radojçiç, njeriu që sundonte si guvernator i padeklaruar. Brenda saj kishte rrugë private që çonin drejt doganës, një bypass që kalonte ligjin, dhe mure që mbulonin një realitet të fshehtë”.
“Vila e Radoiçiçit nuk është një rast i izoluar. Ajo është metafora e një realiteti të tërë: një veri që funksiononte me ligje të tjera, me struktura të tjera, një rrjet që i përgjigjej vetëm Beogradit”, tha Grida.