Grevat bllokojnë disa aeroporte në Gjermani, pritet anulimi i fluturimeve edhe nga Kosova

Greva e punëtorëve në aeroportet e Gjermanisë është rritur, duke pasur ndikim edhe te fluturimet nga Kosova.

Pas aeroportit të Hamburgut, sot në Gjeramni në grevë janë edhe 13 aeroporte të tjera. Këtë e ka bërë të ditur gazetari i DW, Bahri Cani.

Sipas tij, me thirrje të sindikatës ver.di sot në grevë janë gjithësej 13 aeroporte, ndër to edhe ato në Frankfurt, München, Stuttgart, Köln/Bonn, Düsseldorf, Dortmund, Hannover, Bremen, Hamburg, Berlin-Brandenburg dhe Leipzig-Halle.

Ndërsa në aeroportet Weeze në Karlsruhe ka grevë të pjesshme.

Sindikata ver.di kërkon rritjen e rrogave prej 8% ose të paktën 350 euro në muaj si dhe disa kushte të tjera, ndërsa punëdhënësit kanë refuzuar deri tani. Negociatat mes tyre për plotësimin e kushteve do të vazhdojnë me 14 mars, por fakt është që sot do të shkurtohen mbi 3.400 fluturime dhe do të dëmtohen rreth 510.000 udhëtarë”, ka shkrauar ai ndër të tjera.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane për shkak të grevës së punonjësve të aeroporteve të Gjermanisë.

“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.”