Ligji i ri për pagat po pritet me padurim nga gjithë shërbyesit e sistemit publik.
Situata në arsim vazhdon të mos jetë aspak e mirë, kjo pasi mësimdhënësit janë në grevë për të dytën javë rresht, shkruan 07 Press.
Me projektligjin e ri do të ndryshojnë pagat edhe në këtë sektor.
Me koeficientin e deritanishëm pritet që një rektor të paguhet 1704 euro, dekani 1536 euro ndërkaq një profesor i rregullt 1488 euro.
Mësimdhënësit në shkolla fillore do të paguhen 672 euro, ndërkaq ata në shkolla të mesme afër 700 euro.
Pra këto do të jenë ndryshimet që do të bëhen.