Greva në arsim, vjen reagimi i fundit nga SBASHK-u

Luljeta Boshnjaku, anëtare e Kryesisë së Sindikatës së Arsimit ka theksuar se greva nuk do të ndalet.

Ajo ka theksuar se vetëm në dy komuna disa shkolla nuk janë në grevë, dhe atë për shkak të presionit nga kryetarët e komunave dhe nga Qeveria.

”Kryetarët e Komunave, Qeveria qendrore dhe militantetët janë ata që po ndikojnë në ndërprerjen e grevës në disa shkolla”, tha ajo.“Nuk ka nisur mësimi. Vetëm në Gjakovë dhe në Podujevë, ka disa shkolla që nuk janë në grevë”, tha ajo, duke shtuar se janë duke mbledhur të dhënat nga këto komuna se sa saktësisht është numri i mësimdhënësve që i janë kthyer procesit mësimor.

Boshnjaku ka theksuar se “ne jemi të gatshëm për dialog, por Qeveria e Kosovës nuk po lëviz nga pozicioni”“Deri më tash nuk ka asnjë lëvizje nga Qeveria. Presim reflektimin e saj, ndonjë ofertë të re. Greva vazhdon…”, tha ajo për Gazeta Blic.

Ndryshe, kemi hyrë në javën e katërt që kur ka nisur greva në arsim.Dje ka dështuar edhe iniciativa e Avokatit të Popullit, Naim Çelaj që të ndërmjetësoj në ndërprejen e grevës.