Punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë kanë nisur një grevë e cila do të mbahet tërë javën.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një përgjigje për Klankosova.tv tha se kjo po bëhet për shkak të pagave të vogla dhe disa arsyejeve të tjera.
“Arsyeja (e mbajtjes së grevës) është pagat e vogla, mosdialogimi dhe njëfarë forme injoranca gjegjësisht e drejtorisë karshi këtyre punëtorëve teknik të sektorit privat që kryejnë shërbime për shkolla. Realisht më shumë se një vit ne kemi pasur kontakte me zëvendëskryetarin e Komunës, me drejtorin e Shëndetësisë, që i kemi po të njëjtat probleme, dhe asnjëherë me drejtoreshën e Arsimit, kemi pasur para rreth një viti e gjysmë takim dhe nga ai takim nuk ka evoluar asgjë”.
Tutje Azemi theksoi se punëtorët do të mbajnë grevë këtë javë, dhe nëse nuk plotësohen kërkesat nga java e tjetër të gjithë do t’i lëshojnë vendet e punës dhe nuk do të punojnë asnjëri.