Richard Grenell, ish-emisar i ish- Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është gëzuar mesazhit të ashpër të Jim O’Brien ndaj Kryeministrit Kurti për çështjen e dinarit.
O’Brien ka kërkuar të tërhiqet vendimi. Ai po ashtu ka thënë se nëse Kurti nuk e trajton SHBA’në si partnere edhe ata do ta bëjnë të njëjtën.
Sipas Grenell, Administrata e Biden më në fund po e ndjek politikën e Asministratës së Trump ndaj Kurtit.
“Ekipi Biden “më në fund” po e ndjek politikën e administratës së Trump ndaj Albin Kurtit të Kosovës me 3 vjet me vonesë”.