Kurti është problem në dialog, sepse nuk i respekton marrëveshjet e mëparshme, përfshirë Asociacionin.
Kështu ka deklaruar Richar Grenell lidhur me situatën e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.
Grenell po ashtu thekson se Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë, ndryshe nga Kurti, do të respektonte marrëveshjet e mëparshme.
“Unë mendoj se ne ishim në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë derisa Thaçi ishte president i Kosovës. Marrëveshjet e tilla nuk janë kurrë të lehta, të dyja palët duhet të jenë në gjendje të marrin vendime të vështira dhe të ecin përpara’’, u shpreh Grenell.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar që ditën e enjte në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë