Ish-emisari i Amerikës për dialogun, Richard Grenell ka filluar grindjet edhe me gjermanët për ta kundërshtuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Grenell ka thënë se gjermanët janë në anën e gabuar të historisë duke përkrahur Kurtin, të cilin ai nuk ka hezituar ta quaj “fashist”, shkruan lajmi.net.
Madje ka thënë se gjermanët nuk ishin në gjendje të “përqafonin” zgjedhjet që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai i Serbisë Vuçiq kishin rënë dakord.
Postimi i plotë i Grenellit:
Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka hedhur Perëndimi.
Mjerisht, qeveria gjermane dështoi të përqafonte zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiç ranë dakord të parashtronin së bashku.
Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin.
Çdo vend në mbarë botën e dënoi Kurtin për ndezjen e dhunës – përveç Gjermanisë.
Republikanët dhe demokratët rrallë bien dakord…por ata pajtohen se problemi është Kurti.