Bayer Leverkuseni ka shkruar historinë duke fituar titullin e parë të kampionit në Bundesligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi me lehtësi 5:0 ndaj Werder Bremenit.
Kjo fitore i mjaftoi “Farmaceutikëve” për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit, pesë xhiro para fundit të sezonit 2023/24.
Granit Xhaka edhe sonte ishte fantastik, teksa kontribuoi me gol në fitoren e skuadrës së tij.
Ai shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 60-të. Paraprakisht kishte shënuar nga penalltia Victor Boniface (25’).
Florian Wirtz (68’, 83′, 90′) shënoi të dy golat tjerë.
Bayer Leverkuseni pas kësaj fitore ka 79 pikë, 16 më shumë se Bayern Munichi dhe Stuttgarti.
Për skuadrën e Alonsos ishte kjo fitorja e 25-të e këtij sezoni në elitën e futbollit gjerman, krahas katër barazimeve – teksa ende nuk njeh humbje.
Vlen të theksohet se ky është titulli i parë i kampionit në historinë e klubit nga Leverkuseni