Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me grafitet që janë bërë në disa komuna veriore.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tha se policia dhe prokuroria janë aktivizuar menjëherë në identifikimin e autorëve të grafiteve.
“Situata e sigurisë në përgjithësi në veri mbetet e brishtë për shkak të pretendimeve dhe rrezikut potencial që ekziston nga grupe të caktuara të mbështetura nga Serbia. Paraqitja e grafiteve është marr me shqetësim dhe seriozitet të organeve kompetente, janë akitvizuar policia dhe prokuroria në identifikimin e autorëve të grafiteve, të tilla s’kemi pasur veç në Kosovë por edhe në Malin e Zi nga po të njëjtat grupe”, tha Kusari-Lila.