Glorifikohen përdhunimet në Srebrenicë e Vukovar, këngë fashiste në dasmat serbe

Një fenomen shqetësues është parë në disa dasma serbe, ku festimet përfshijnë këngë me përmbajtje nacionaliste dhe fashiste, që glorifikojnë krimet e luftës dhe masakrat.

Në një dasmë të mbajtur në Serbi u këndua për çetnikët, njësitë serbe që kryen masakra dhe dhunime masive gjatë luftërave në Ballkan, përfshirë Vukovarin dhe Srebrenicën.

Në atë aheng flitet me përçmim dhe glorifikohet dhunimi seksual i grave në Vukovar e Srebrenicë.

Ndër të tjera, tekstin e këngës, përmendet masakra e Srebrenicës me një retorikë që jo vetëm e minimizon këtë ngjarje tragjike, por edhe përshkruan dëshirën për përsëritjen e saj.

“Srebrenicë, aq shumë më je e dashur,
shpresoj që të ndodhë edhe tri herë.

O Pazar i Ri (Novi Pazar), Vukovar i ri,
O Sjenicë, Srebrenicë e re

O Fatima, ku i ke dimitë e tua,
Tek çetnikët rreth fishekëve

O Munira, kush të çmontoi,
Serbët vëllezër, ju q**** gjyshet”, thuhet në këngën fashiste./Dukagjini