Gjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend, Sveçlës dhe të tjerëve iu parashkruhet njëra vepër penale

Në gjykimin ndaj ministrit i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetë të Vetëvendosjes, të cilët po akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2018, gjykatësi Sabit Sadiku bëri të ditur se të akuzuarve iu ka parashkruar vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Këtë gjë, gjykatësi Sabiti e bëri të ditur me të filluar seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai tha se vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” pretendohet se është kryer më 21 mars 2018, kurse parashkrimi ka arritur më 21 mars 2024.

Gjykimi vazhdon për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.