Gjykata në Shqipëri vendosë që Erion Veliaj të mbetet në burg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në burg, pasi Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar.

Ndonëse Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK-u, sikurse janë përgjimet dhe kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për t’u larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat, Apeli vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg.

Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmenin Elman Abule Apeli i Posaçëm e la në arrest shtëpie, ndërsa në seancën u mbajt pak më herët për Ajola Xoxën, u la në fuqi vendimin për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të saj.

Sipas hetimeve të SPAK-ut, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Ajola Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 milionë euro. Të gjitha këto biznese dhe OJF, tashmë të futura në regjistrin e veprave penale, përdoreshin sipas SPAK-ut që përmes transaksioneve të ndryshme të futnin në sistemin bankar paratë e fituara. Ky qëllim sipas SPAK-ut do të ishte i pamundur pa bashkëpunimin e Elman Abules dhe familjarëve të tij. /TCh