Gjykata merr vendim për Tomë Dodajn që e kishte shitur armën te Granit Plava për vrasjen e Liridonës

Gjykata Supreme ka vendosur sot që i dyshuari Tom Dodaj që i shiti armën Granit Plavës për vrasjen e Lirdona Ademajt të mbrohet në liri.

Tom Dodaj është liruar sot nga vendimi i Gjykatës Supreme dhe do të vazdojë të mbrohet në liri – (shitësi i armës tek dorasi i vrasjes së Liridona Ademajt).

“Pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit T.D, të paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Themelore Prishtinë dhe kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës me datë 17.04.2024 ka marr vendim dhe ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës, ashtu që të pandehurit T.D i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti është lëshuar të mbrohet në liri”, ka thënë Mirlinda Gashi.

Në ndërkohë, u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj Naim Mureslit, Kushtrim Kokallës e Granit Plavës.

”Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 23.04.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj. e cila masë iu është llogaritur nga data 28.04.2024 deri me 27.06.2024″, tha Gashi.

Më 29 nëntor 2023 ndodhi një vrasje e rëndë në Bërnicë të Prishtinës, e ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj.