jykata Themelore Prishtinë, ka vendosur në çështjen penale kundër Xheneta Lutollit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e foshnjës gjatë lindjes, rast ky i tmerrshëm që dyshohet se ndodhi të dielën, raporton Gazeta Sinjali.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedures penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, perms Gjykatës Themelore në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.
Gruaja dhe nëna e saj u arrestuan lidhur me këtë rast tronditës.
19-vjeçarja dyshohet ka kryer abort të kundërligjshëm me ndihmën e nënës së saj dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.