Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, ka marrë vendim për të pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që parashihte daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

“APROVOHET Pjesërisht si e bazuar kërkesëpadia e paditësit “PROEX” Sh.p.k., kundër të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji dhe ANULOHET pika IV e vendimit Nr.275/24 të datës 05.04.2024 e të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji. II. ANULOHET në tërësi njoftimi i datës 12.03.2025 i të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji, si i kundërligjshëm.”, thuhet në vendim.

Gjykata ka anuluar tërësisht Njoftimin e ZRrE-së të datës 12 mars 2025 për daljen në tregun e lirë, duke e konsideruar atë të kundërligjshëm.

Po ashtu Gjykata Komerciale ka pezulluar zbatimin e të gjitha këtyre vendimeve deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.

VENDIMI I PLOTË