Gjykata Federale konfirmon dënimin për grabitje. Akti i rëndë ka ndodhur në shtator 2018, në Schlieren, Kantoni i Cyrihut.
Ngjarja ka ndodhur më 8 shtator 2018: Një kosovar që kishte maskuar fytyrën me një bluzë – së bashku me një bashkëpunëtor tjetër të maskuar – kishte sulmuar një person të tretë. Ai thjesht donte të dilte nga makina e tij në një parking në Schlieren kur dyshja e grabitësve e goditi atë në kokë, transmeton albinfo.ch. Qëllimi i tyre ishte grabitja e një çante krahu në makinë, që kishte para brenda.
Viktima është përpjekur më kot. Autorët kanë pasur edhe një thikë me vete – dhe e kanë goditur atë edhe me thikë. Më pas ata kanë marrë çantën e krahut dhe janë larguar.
Në nëntor të vitit 2020, Gjykata e Qarkut në Dietikon e ka dënuar kosovarin, që tani është rreth 50 vjeç, me një dënim të pjesshëm (pjesërisht me kusht) prej 30 muajsh burg, për grabitje. Ai duhej të mbante nëntë muaj burgim efektiv ndërsa 21 muaj i janë dhënë me kusht, shkruan Limmattaler Zeitung. Pos dënimit në fjalë kosovarit ju shqiptua edhe masa siguruese, largim nga vendi për shtatë vjet. Dëbimi vlen për të gjithë zonën Shengen.