Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 40 ditë, Dritan Goxhajt.
Togat e zeza kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit të UÇK-së.
Përballë gjykatës Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjete sociale.
Ai kërkohet nga ana e autoriteteve të Prokurorisë Speciale në Kosovë për intimidim të dëshmitarëve dhe pengim të hetimeve nga Gjykata Speciale, raporton Euronewsalbania.
Goxhaj është djali i ish-zv.shefi i Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj.