Që Serbia të anëtarësohet në Bashkimit Evropian “të gjitha kushtet i ka lehtë t’i përmbush…përveç Kosovës”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, siç e citoi agjencia austriake e lajmeve “APA”.
“Jam i bindur që Serbia mund të plotësojë të gjuitha kushtet tjera formale në kapitujt e negocatave brenda disa muajsh”, ka thënë Gjuriq.
Sidoqoftë, siç e citon atë “Swissinfo.ch”, çështjet me Kosovën janë barriera kryesore e Serbisë në synimet e saj – deklarative – për anëtarësim në BE.
“Çështjet me Kosovën…do të jenë vendimtar në këtë proces…gjithçka tjetër do të jetë lehtë të zgjidhet”, ka thënë ai.