Disa të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Shaip Spahiu”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.
Të dyshuarit kanë gjuajtur në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës.
Për rastin ka folur edhe Policia e Prishtinës, e cila ka konfirmuar se krismat janë dëgjuar rreth orës 21:40, në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë, aty ku edhe ndodhi plagosja Pajtim Gashit gjatë ditës së sotme.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.