Gjoshi i PDK-së: Pas arrestimit të Muharremit, duhet të shkarkohet dhe hetohet Rozeta Hajdari

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin dhe hetimin të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, ka thënë se pas arrestimit të Ridvan Muharremit nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore, hetimet duhet të zgjedhohen edhe në drejtim të ministres Hajdari.

Në një konferencë për media, Gjoshi ka bërë me dije se Ridvan Muharremi nuk është thjeshtë një sipërmarrës.

Përveç se mik i Kryeministrit, ka thën ai, Muharremi është personi përgjegjës, i cili me bekimin të Kurtit dhe emërimin e Rozeta Hajdarit është marrë me furnizimin e rezervave shtetërore të Kosovës.

“Ridvan Muharremi është personi i cili në emër të Kryeministrit dhe me lejen e tij, përveç se është marrë me biznese të ndryshme, edhe të armëve, ka kërkuar edhe gjetjen e katër dëshmitarëve katolikë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë. Ridvan Muharremi, miku i Kryeministrit, si person i autorizuar nga Rozeta Hajdari jashtëligjshëm sepse nuk i ka plotësuar kriteret, në emër të furnizimit me rezerva shtetërore, paratë e buxhetit të shtetit i ka dhënë ndërsa mallin nuk e ka marrë asnjëherë – duke i shkaktuar qindra mijëra euro dëme vendit”, ka thënë Gjoshi.

Ai ka bërë me dije se nga përgjegjesia publike dhe penale nuk mund të shmanget Rozeta Hajdari.

“Kryeministri Albin Kurti, urgjentisht, sot, menjëherë, duhet që ta shkarkojë nga detyra Ministren Hajdari, për t’i hapur rrugë një hetimi të lirë, të pavarur dhe të pandikuar politikisht. Prandaj, shkarkim dhe hetim për ministren Hajdari, nën udhëheqjen e së cilës po vërtetohet, ashtu siç kemi denoncuar disa herë, se ka ndodhur një prej skandaleve më të mëdha në vend”, ka thënë tutje Gjoshi.

Ai ka përmendur edhe aferat tjera të zyrtarëv të VV-së.

“Pas përfshirjes së ambasadorit Martin Berishaj në aferën e madhe të tregtimit të energjisë, arrestimit të shefit të KEK-ut Nagip Krasniqi dhe arrestimit të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes për trafikim me drogë, Besnik Mujeci – Ridvan Muharremi është miku i katërt me radhë i Kryeministrit Albin Kurti, i cili arrestohet dhe dyshohet për keqpërdorim taksave të qytetarëve tanë. Është fatkeqësi e madhe që Kryeministri i vendit tonë rrethohet dhe ka për miq të afërt këtë strukturë të njerëzve: Hajnat e energjisë, trafikantët e drogës dhe hajnat e bukës së gojës”, është shprehur Gjoshi.