Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se nuk mund ta pranojnë draft-statutin e Asociacionit sepse janë në opozitë.
“Arsyeja pse ne po provojmë që të i’a bëjmë pak më të lehtë, të kryejmë diqka që nuk kemi çare pa e kryer si vend. Nuk është për oportunizëm politik, është për me i ndihmu vendit për të dale prej disa kurthave që është”, ka thënë Gjini në “Debat Plus“.
Gjini ka thënë se disa pika të draft-statutit të Asociacionit janë të vështira dhe se kanë qenë më herët se kryeministri Kurti në këtë pozitë.
“E ai duke i gënjyer njerëzit që e ka gjoksin më të madh se të gjithëve, që ka me i dhanë shpulla krejtë botës, na ka sjellur në një pozitë që do të na dërgoj në humnerë të gjithëve”, ka thënë tutje ai.
Gjini është shprehur se nuk kanë pasur nevojë politike për t’i ndihmuar kryeministrit, por Kosovës.