Enea Koliçi prej që u transferua te Gjilani ka dëshmuar se është portier shumë i përgatitur. Ai ishte prej më të mirëve edhe gjatë fundjavës që shkoi.
Portieri shqiptar po luan një sezon tjetër me Gjilanin sërish duke i treguar vlerat që ka. Statistikat thonë se ai ka si mesatare në Superligë ku prej 10 gjuajtjeve që shkojnë në portën e tij ai i mbron 70% prej tyre kurse 30% futën në rrjetë, përcjell Futbollikosovar.net.
Gjilani nuk ka mbrojtjen repartin më të mirë të mundshëm. Fakti se deri më tani në kampionat ka pranuar 12 gola do të thotë që në pesshen e madhe vetëm Llapi ka pranuar më shumë gola (17).
Po të mos ishte Enea Koliçi golat e marrë nga Gjilani do të ishin akoma më të shumtë. Ja pse Gjilani duhet të ia di vlerën portierit shqiptar.