Policia e Kosovës ka dhënë detajet nga aksioni i djeshëm i zhvilluar në Rahovec.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur për arrestimin e një personi për armëmbajtje pa leje, i cili më pas është liruar.
ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Dobidol. Rahovec 07.11.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK 47 dhe 21 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.