Kabineti federal i Gjermanisë ka vendosur që t’ia zgjasë edhe për një vit mandatin ushtarëve që shërbejnë në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Forca e Armatosur (Bundeswehr) të mërkurën e 29 majit.
“Në sfondin e tensioneve të kohëve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, Kabineti Federal pranon të zgjasë vendosjen e ushtarëve gjermanë në misionin e NATO-s KFOR në Kosovë edhe për një vit”, thuhet në njoftim.
Aktualisht janë 290 ushtarë që po shërbejnë në Kosovë, për të cilët Bundestagu duhet të vendosë ende për zgjatjen e mandatit.
Kabineti i Scholzit ka vendosur që kufiri i personelit që mund të dislokohet në Kosovë të jetë 400 ushtarë.