Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njoftoi se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, ka marrë donacion tre kamion të autoshkollës me vlerë prej 405 mijë euro-sh nga Gjermania.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaja ka bërë të ditur se sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranuam tre kamionë të autoshkollës në vlerë prej 405.000€ si donacion nga Gjermania, duke lehtësuar kësisoj përmes këtyre automjeteve zhvillimin e orëve praktike për ushtarakët të cilët janë në proces të licensimit për kategorinë C.
“Me këtë rast, në ceremoninë e pranim-dorëzimit falënderova zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Republikës e Kosovës, z. Mathias Conrad, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ofron për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shtetin tonë”, ka thënë Mehaj