Qeveria e re në ardhje e shtetit gjerman, do të ndryshojë edhe disa ligje që prek Ballkanin Perëndimor në lidhje me vizat.
Gazetari shqiptar në Gjermani, Bahri Cani, përmes një video adresimi në rrjetin e tij social në facebook, ka bërë të ditur se programi i partisë CDU-SPD që kanë publikuar gjatë ditës së sotme parasheh të përgjysmojë numërin e punëtorëve pa kualifikime.
“Gjermania do të përgjysmojë numërin e punëtorëve pa kualifikime që do të vijnë në këtë vend sipas rrëgullores për Ballkanin Perëndimor, kështu thuhet në programin qeverisës të partisë CDU-SPD që e kanë hartuar dhe e kanë publikuar sot”, është shprehur Cani.
Cani, ka shtuar se numri i punëtorëve nga 50 mijë puntorë do të përgjysmohet në 25 mijë.
“Në këtë program që është edhe si një lloj kornize për bashkëpunim në katër vitet e ardhshme thuhet se numri i punëtorëve pa kualifikime që mund të vijnë në Gjermani nga vendet Ballkanit Perëndimor do të përgjysmohet për nga 50mijë në 25 mijë punetorë në vitë”, ka thënë Cani.